Forsiden |  Forum |  Kosova Arkivet |  Religion |  Hvem er vi |  Annonser |  Samarbeidspartnere |Presse |  Film 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Heshtje


Kujdes me fjalėn, zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri
Pushteti i fjalės ėshtė i veēantė
Gatuan male dhe kakėrdhi.

Me fjalėn rrjedhin pėrrenj me mjaltė
Pikojnė ēezma me helm tė zi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Nga fjala humbėn Judė e Pilatė
Strategė e mbretėr me mbretėri
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Kur fjala nxiret nga buzėt jashtė
Si dallėndyshja s'vjen nė shtėpi
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

Unė fjalėn vetė e shtroj nė kartė
Dhe brenda syve se ē'ėshtė e di...
Kujdes me fjalėn zonjėz me ēantė
Kujdes me fjalėn dhe ti zotėri!

 

Ketu s'do jem


Ketu s'do jem do jem larguar
Ne toke I tretur si te tjeret
Ne kafenene e preferuar
Nuk do me shohin kamarieret

Dhe neper udhet ku kam ecur
S'do ndihet kolla ime e thate
Mbi varrin tim do te rrije I heshtur
Nje qipariz si murg I ngrate

Ti do trishtohesh atehere
Se s'do me kesh ne dhome te gjalle
Dhe kur ne xham te fryje ere
Do qash me eren dalengadale

Por kur te jesh merzitur shume
Ne raft te librave kerkome
Aty do jem I fshehur une
Ne ndonje fjale a ndonje shkronje

Mjafton qe librin pak ta heqesh
Dhe un do te zbres do t'vi prane teje
Ti si dikur me mall do qeshesh
Si nje blerim pas nje rekeje.

       

Mekulipress.com ne gjuhen ShqipeMekulipress.com ne gjuhen shqipe  

  

  Fillimi    Nė Mėngjes       Gjykimi       Popullit Tim

Copyright © Mekuli Press - 2004 - 2008 E-mail: redaksia@mekulipress.com