Forsiden |  Forum |  Kosova Arkivet |  Religion |  Hvem er vi |  Annonser |  Samarbeidspartnere |Presse |  Film 

 

 

 

Popullit Tim


Deshta, shum’ kam dasht-dishrue
qė me kėng tė trimnoj, me fjalen tėnde tė ndrydhun
tė ngrej fuqitė prej gjumit...
Kėndova (dhe kur m’ishte ndalue)
se liria do tė vinte edhe pėr ty, tė pėrbuzun.

Kėndova mbi ditėt fatlume qė do tė lindshin, pa dhun,
n’agimin e lirisė pėr ty me popujt kėtu e ngjeti,
mbi forc tė bashkimit mbarė:
mbi vrullin tand tė mėshehun
-unė, biri yt dhe-poeti.

Po! N’errsinėn e shtypjes sė randė sa shkambi,
ndėgjova thirrjet qė tė bana me dal n’dritė-
pse pėr liri-me tjerė
ke dhanė dhe ti
djers e gjak si etnit.

Kam dhanė, i dashtun...Dhe sot, nė liri-
kur thembra e gjaksorit s’na shkel dhe dora pa
pranga mbeti,
me ty kėndoj mbi fuqinė e ngjadhun nėn yllin qė na pri’
-unė, biri yt besnik dhe-poeti.

       

Mekulipress.com ne gjuhen ShqipeMekulipress.com ne gjuhen shqipe  

Fillimi     Nė Mėngjes       Popullit Tim       Gjykimi 

Copyright © Mekuli Press - 2004 - 2008 E-mail: redaksia@mekulipress.com