Nė Mėngjes


Horizonte zbulue me bardhsi mėngjesore
zgjohen…
Dy-tri pėrvidhen hapsirė,
udhėtojnė,
t'bardha e t'holla
si ēarēafė t'lėshuem n'erė…

Fushat pėshpėrisin lutje mėngjesore.
Ditėn e re pėrshėndesin
Me lojė kunorash -
Drujt e gjethuem;
nė bar kanga e gjallesave t'imta
ende himnin e saj…

Livadhe dhe arave t'vesueme,
zane… Dita po gdhin.
Fushat erėnjoma shtrihen
Si trup i gufuem femne…

Endem, si fėmi, n'qetėsinė mėngjesore
dhe trupin e ushqej me freski
t'barishtave dhe t'erės;

pėrkdhel mėngjesin me sy t'mbyllun
dhe thellė n'zemėr qetoj,
me harresė mėsheh, mbuloj
dhimbjet e shpirtit t'varruem.

   

Mekulipress.com ne gjuhen ShqipeMekulipress.com ne gjuhen shqipe   

   Fillimi    Nė Mėngjes       Gjykimi       Popullit Tim