Forsiden |  Forum |  Kosova Arkivet |  Religion |  Hvem er vi |  Annonser |  Samarbeidspartnere |Presse |  Film 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Gomari i Babatasit


Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe tė kqi
qi tė mjerės moj Shqipni
kthelltė hi i keni nė mushkni
pa dhimbė gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakēi!
Bre coftina, kalbe mbi dhč
der kur ju, tu tallė npėr ne,
do t'na qelbi fis e atdhč?
Ah! Bre ju..nuk dij shka u kjoftė,
se tash ma jemi tue u njoftė,
se kush jini e shka jini
se kah shkoni e se kah vini
plang e shpi se kah i kini
e sa pare u ban gjaku:
se pėr ju, po, duhet laku,
pėr me u vjerrė o kund m'do i shpat!
Deri dje, pa kmishė mbi shtat,
me 'i gjysmė setre t'pa astar,
lshuemum krahve kalavar
e me 'i komēė t'njtitme nėn grykė:
pantallonat me "gjyslykė"
kto edhe lidhun me nji spagė:
shtatit rreshke e ba saragė,
t'tanė gordec e berbalec
pa ndo 'i msim, pa ndonji dije,
me 'i fillore a nji iptadije,
erz e shpirt qitun nėn themėr:
turq a sllave a grek me zemėr,
falun barkut veē Shqipnisė,
si ajo marrja e t'gjith njerzisė...
tuj u shite ju pėr gjithė treg,
sod na mbahi "Skandėrbeg",
e ngėrdhucė, goditė, limue,
rrue, qethė, pipirique,
tash n'"smoking", tash nė "bon-jour"
ju, qi dje s'kishit as ushkuer
me lidhė brekėt me nder me thanė
m'sahan t'huej gjithmonė me ngranė,
rrugėn krejt na e keni zanė,
ke na shkoni pash e m'pash,
edhe besa me "gulash"
me "afishe" e me "sultjash",
me "kjumshtuer" e me "ashurč",
"kosha gjelash" si kubure,

"tarator", "pilaf me kos",
"mish me qepe" e "majdanos"
"shish qebap", "brizholla viēi",
"kunguj t'mbushum", "kuzuici",
"kabuni"- e "mualebi".
Barku sod ju rri ju kodėr,
kargatisė e bamun lodėr:
der sa ata burrat e dheut,
qi pėr jetė e nderė t'Atdheut
kane ra n'luftė si shqipe t'leta,
kanė shkri gja e shpija t'veta,
kanė tuj dekė rrugave unit,
me iu dhimbė gurit e drunit.
Pėrse, po, kta matrahulla,
kta shqiptarė, shqiptarė kah ksula,
n'vend qi ju me u vu n'konop,
a se brinjt m'jau zbru me shkop,
a, mos tjetėr, me u ngushtue
me xjerrė zhuri kund m'ndo 'i prrue
pėr me shtrue ndo 'i rrugė tė shtetit
a me dlirė ndo 'i skelė detit,
lavjerre buzėsh, harru si viēa
kqyrin m'ju si t'ishi ogiēa,
pėr me u pri udhės s'qytetnisė
e me i sjellė t'marėn Shqipnisė.
Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtė prej llomit
qi "shqiptarė" vedit i thoni,
jo pse ju Shqipninė e doni,
jo pse ju ndo 'i send kuptoni
shka asht Atdheu e shka asht Liria,
shka asht Vllaznija a Parasija,
Pėrparimi e Qytetnia,
por veē pse ende der mė sot
nji tyran s'po e gjeni dot,
nėn kambė t'cillit ju me u shtrue,
se un ma tash ma jam regjė me jue,
e jau njof shpirtin der m'palc,
pleh i ndytė me u bartun n'shalc
e me u qitė jashta Shqipnije.


.

 

 

Gjuha Shqipe

Porsi kanga e zogut t'verės,
qi vallzon n'blerim tė prillit;
porsi i ambli flladi i erės,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t'detit,
porsi gjāma e rrfčs zhgjetare,
porsi ushtima e nji tėrmetit,
ngjashtu ā' gjuha e jonė shqyptare.
Ah! po; ā' e ambėl fjala e sajė,
porsi gjumi m'nji kėrthi,
porsi drita plot uzdajė,
porsi gazi i pamashtri;
edhč ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubinit,
ka'i bien qiellvet tue flutrue
n't'zjarrtat valle t'amėshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi kėtė gjuhė tė Perėndis',
trashigim, qė na la i Pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftė, po, goja,
qė pėrbuzė kėtė gjuhė hyjnore;
qi n'gjuhė t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lčn mbas dore.
Nė gjuhė shqype nanat tona
qi prej djepit na kanė thānun,
se asht njė Zot, qi do ta dona;
njatė, qi jetėn na ka dhānun;
edhe shqyp na thanė se Zoti
pėr shqyptarė Shqypninė e fali,
se sa t'enden stina e moti,
do ta gzojn kta djalė mbas djali.
Shqyp na vete, po pik' mā para,
n'agim t'jetės kur kemi shkue,
tue ndjekė flutra nėpėr ara,
shqyp mā s'pari kemi kndue:
kemi kndue, po armėt besnike,
qi flakue kanė n'dorė t'shqyptarėvet,
kah kanė dekė kta pėr dhč tė't'Parvet.
Nė kėtė gjuhė edhe njai Leka,
qi'i rruzllim mbretnin s'i a, xūni,
nė kėtė gjuhė edhe Kastriota
u pat folė njatyne ushtrive,
qi sa t'drisė e diellit rrota,
kanė me kźnė ndera e trimnive.
Pra, shqyptarė ēdo fčs qi t'jini,
gegė e toskė, malci e qyteta,
gjuhėn t'uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t'jetė jeta,
por pėr tź gjithmonė punoni;
pse, sa t'mbani gjuhėn t'uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanė me u mbajtė larg kambės s'huej,
Nper gjuhė shqype bota mbarė
ka me ju njohtė se ē'fis ju kini,
ka me ju njohtė pėr shqyptarė;
trimi n'za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n'e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t'brohrisim:
Me gjuhė t'veten rrnoftė Shqypnia!

       

Mekulipress.com ne gjuhen ShqipeMekulipress.com ne gjuhen shqipe  

  

  Fillimi    Nė Mėngjes       Gjykimi       Popullit Tim

Copyright © Mekuli Press - 2004 - 2008 E-mail: redaksia@mekulipress.com